Kosova
Krasniqi për zgjedhjet e 9 shkurtit: Datë që do të shënojë ikjen e një qeverie të papërgjegjshme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e caktoi datën 9 shkurt si ditën kur qytetarët duhet t’u drejtohet kutive të votimit, edhe pse data e propozuar nga partia e tij ishte 26 janari.
Krasniqi tha se për PDK-në kjo shtyrje është e panevojshme, por sipas tij, kjo tashmë pak ka rëndësi, pasi e rëndësishme është se tash ekziston një datë.
“Për ne kjo shtyrje është e panevojshme, por tashmë kjo ka pak rëndësi. Mbi të gjitha, e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papërgjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën”.
“Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë”, shkroi Krasniqi.
Tutje, ai tha se është koha që të bëhen bashkë edhe një herë për Kosovën, që sipas tij, të gjithë e ëndërrojnë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim