Kosova
“Incident serioz” në aeroportin e Prishtinës, aeroplanit për Gjenevë i del vetura në pistë
Ngjarja ka ndodhur në qershor të këtij viti
Bordi Zviceran për Hetimin e Sigurisë së Transportit (STSB) të premten ka njoftuar për një incident, të cilin e ka cilësuar si serioz, që ka ndodhur në aeroportin e Prishtinës më 20 qershor.
Një aeroplani të kompanisë “Easyjet”, A320, i ishte konfirmuar se mund të nisej nga njëra prej pistave në Prishtinë, por më pas ka vërejtur se në të njëjtën pistë ka qenë një veturë e aeroportit “Adem Jashari”.
Aeroplani ka arritur ta shmangë një incident të madh duke fluturuar mbi veturën derisa ende i kishte rrotat e lëshuara.
Bordi ka thënë se Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës ka nisur hetim për rastin.
Aeroplani ishte nisur për në Gjenevë.
“Aeroplani A320 ishte liruar për ngritje nga pista 35. Në një njëjtën kohë, një veturë që i përkiste aeroportit po qëndronte në pistë afër portës 17 në skajin lindor të pistës. Pas ngritjes, aeroplani ka fluturuar mbi veturë me një lartësi të mjaftueshme. Ekipi i aeroplanit ka deklaruar se kishin fluturuar mbi veturë me rrotat e uljes ende të zgjatura”, thuhet në raportin e Bordit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës