Kosova
Kearns: E padrejtë ta ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke e injoruar Banjskën
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka konsideruar të padrejtë ndëshkimin e Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit dhe injorimin e sulmit të Banjskës në të njëjtën kohë nga Bashkimit Evropian.
Sipas saj, procesi i dialogimit ka nevojë për reforma urgjente.
Kearns nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka thënë se sikurse Mbretëria e Bashkuar, edhe BE-ja duhet ta bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë dhe jo bllokimin e rrugëve dhe ndarjen.
“E tmerruar kur shoh se BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme nëse rihapet Ura e Ibrit. Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen. BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiçiqin dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb. Ta ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, tregon se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, ka shkruar ajo.
Kearns, si kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ka ngritur alarm se në Kosovë janë kontrabanduar armë nga Serbia dhe janë ruajtur në kishat ortodokse serbe, teksa pati njoftuar se transporti i tyre është bërë nëpërmjet autoambulancave dhe se këtë informatë e ka pasur edhe qeveria britanike.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut