Kosova
Gjermania mbështet hapjen e Muzeut për të dhunuarit e luftës në Kosovë
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se fondacioni i saj, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Kosovë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e Muzeut të parë për Gratë dhe Burrat e Dhunuar në Kosovë.
“Së bashku me Ambasadorin Gjerman në Kosovë Z. Rohde nënshkruam sot në zyret e Fondacionit Jahjaga marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e Muzeut të parë për Gratë dhe Burrat e Dhunuar në Kosovë. Çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një ndër plagët më të rënda të tërë vendit, andaj qëllimi ynë kryesor është të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma e cila i rrethon të mbijetuarit”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Tutje, Jahjaga ka deklaruar se ashtu siç ka premtuar, nuk do lë gurë pa lëvizur derisa sipas saj, drejtësia të gjejë vend.
“Ashtu siç u kam premtuar që nuk do lë gurë pa lëvizur derisa drejtësia të gjejë vend u premtoj që çdoherë do jem pranë tyre. Nuk ka paqe të qëndrueshme pa drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë”, ka shkruar tutje ajo.
Në anën tjetër, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke falënderuar ish-presidenten Jahjaga, ka thënë se Gjermania, gjegjësisht agjenda e Politikës së Jashtme Feministe (në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë), e ka mbështetur projektin me 42 mijë euro.
“Ballafaqimi me të kaluarën do të thotë t’u japësh viktimave një zë. Faleminderit, e nderuara Atifete Jahjaga, që keni marrë drejtimin e kësaj çështjeje. Jemi krenarë që mbështesim këtë projekt historik si pjesë e agjendës sonë të Politikës së Jashtme Feministe me 42.000 euro”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Zvicër: Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës Më 26 janar, nga ora 13:00, dega e parë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër...
-
Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë”
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
Jeta në Zvicër
-
Thirrjet e padëshiruara mbeten problem në Zvicër Marketingu i “thirrjeve të ftohta” mbetet një problem në Zvicër, pavarësisht rregulloreve të reja në fuqi...
-
Zvicër: Kostot e banesave shqetësojnë ekspertët
-
Punëtorët e papunë ndërkufitar mund të duhet të marrin role me pagë më të ulët
-
Pse mund të humbisni para nëse rezervoni klasën e parë me aplikacionin e trenit zviceran
-
Si u tentua të fitohet Xhekpoti në lotarinë zvicerane