Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritjet gati tri orë

Qendra për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në pikat kufitare.

Sipas të dhënave, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdar. Pritjet në dalje të kësaj pike janë gati  deri në 3 orë.

Ndërkaq, kolonat janë të gjata deri në 1 km e 700 metra.

Pritje ka edhe në Jarinjë deri në 50 minuta.

Në pikat e tjera pritjet në hyrje dhe dalje janë 3-5 minuta.