Lajme

Marjan Marku në mesin e trembëdhjetë burrave për t’u zgjedhur ipeshkëv i ardhshëm i St.Gallenit

Më datë 9 gusht, ipeshkëvi i St. Gallenit Markus Büchel i ofroi Papës dorëheqjen e tij. Kapitulli i katedrales është para zgjedhjes për pasardhësin e tij.

Trembëdhjetë burra janë kandidatë për ipeshkëvin e ardhshëm në St. Gallen.

Mes tyre është edhe Marjan Marku (*1963) është kanonik rural që nga viti 2019. Ai ka lindur në Bincë të Kosovës dhe është i pari me prejardhje si mërgimtar në Kapitullin të Katedralës St.Gallen.

Marku ka studiuar filozofi dhe teologji në Sarajevë (Bosnje dhe Herzogovinë) dhe ka përfunduar studimet në Vjenë me një diplomë master në teologji.

Më pas punoi si meshtar  shqiptar në Austri dhe Zvicër për 16 vjet. Gjatë kësaj kohe ai e riorganizoi misionin e vetëm atëherë shqiptar në Zvicër në tre misione. Në vitin 2009 ai u kthye në Kosovë dhe punoi si famulliter atje deri në vitin 2012.

Që nga viti 2012, Marku është përfshirë sërish në dioqezën e St.Gallen, fillimisht si kapelan në njësinë pastorale në Toggenburgun e ulët dhe që nga dhjetori 2017 si famullitar në njësinë pastorale  në Walensee.

Një pasqyrë nga kath.ch për të gjithë pretendentët: https://www.kath.ch/newsd/sie-waehlen-den-bischof-von-st-gallen-ein-who-is-who-des-domkapitels-ist-der-neue-darunter/?fbclid=IwY2xjawEpeI1leHRuA2FlbQIxMAABHeZwykEtL0ic6iWdsEkyF33ffhNReDg3NAtnDOxBFUx0e-2fnBPn27-9uw_aem_M0LaRrkNvgCaCEeNxh5oBg