Të tjera

Në Bujanoc shfaqen grafite ku bëhet thirrje pëe ‘vdekje të shqiptarëve’, kërkohet reagim institucional

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se në Shtëpinë e Shëndetit më Bujanoc është shkruar një grafit “vdekje shqiptarëve”.

“Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, shkroi ai në Facebook.

Kjo ndodhi një ditë pasi shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.