Gjuha
Tekst i ri për nxënësit shqiptarë në Austri
Fjalor figurativ (Bilderwörterbuch) i autorëve Elena Obermüller- Peter Kratzer i përkthyer nga Ramiz Berisha, tani edhe në gjuhën shqipe
Austria është një vend shembull për zgjidhjen e problemit të mësimit të gjuhës amtare brenda sistemit publik shkollor. Ministria e Mësimit e Artit dhe Kulturës është bartësja e realizimit të tij. Në këtë kuadër hyn edhe gjuha shqipe, e treta pas gjuhëve turke e kroate me 24 mësues shqiptarë të rregullt në procesin mësimor, ku vijojnë mësimin 2563 nxënës nga 12.600 sa jetojnë në Austri.. Përveç kuadrit kjo ministri siguron edhe tekstet mësimore falas për të gjithë nxënësit disa nga të cilat blihen nga vendlindja, disa edhe botohen si pjesë e programit për gjuhët amtare. Këtë vit katalogut të librave shkollor për gjuhë amtare (Schulbuchliste) ju shtua Fjalor figurativ (Bilderwörterbuch) i autorëve Elena Obermüller- Peter Kratzer i përkthyer nga Ramiz Berisha. Ky fjalor që nga fillimi, në vitin 2010 ishte i përkthyer në gjuhën kroate dhe turke, kurse tani edhe në gjuhën shqipe.
Fjalori ka figura të ngjyrosura sipas standardeve të kohës dhe është i përshtatshëm për ciklin e ulët të fillores. U hartua si fjalor për mësimin dygjuhësor i pasur me lojëra tërheqëse për fëmijë. Kur dihet se thesari gjuhësor i fëmijëve tanë në të dy gjuhët është i mangët, nga vet puna e kufizuar me fëmijë në familje, ky fjalor është vërtetë thesar për familjet shqiptare. Fjalori tjetër “Buntes Wörterbuch” po i të njëjtëve autor të përmendur dhe i përkthyer nga Dr.Theodor Granser dhe Fatime Saini-Imeri është tani e disa vjet në duar të nxënësve fillestar. Fjalori tjetër me autor Prof.Dr.Rudlf Muhr, nga UN-i i Gracit “Bota e fjalëve” me gjithsejtë 25 mijë fjalë të përkthyera në gjuhën shqipe ju dedikohet nxënësve të fillores përgjithësisht dhe mund të përdoret në të gjitha lëndët. Përveç fjalës së përkthyer ajo është e shoqëruar me pozitën e saj në fjali me elemente gramatikore e drejtshkrimore në të dy gjuhët.
Abetarja e parë në Austri, A-B-C Fibel, me autor Hazir Mehmeti, e botuar para tri vjetëve nga botuesi i njohur i teksteve mësimore E.Weber Verlag, përveç Austrisë është porositur tek botuesi edhe prej mësuesve nga disa vende. Kjo abetare e punuar si tekst me standarde bashkëkohore për mësim dygjuhësor u hartua dhe botua krahas teksteve të ngjashme në gjuhën kroate e turke dhe tani ka një shtrirje të gjerë përdorimi në diasporë. Teksti tjetër po nga i njëjti autor “Tekst Ushtrimi 1” është cilësuar plotësim me vlerë në procesin e alfabetiimin. Ky tekst ka 128 faqe me fjalor prej 764 emra figurash dhe mund të porositet privat tek autori. Shënimet për te janë të publikuare në Datenbank Mehrsprachigkeit, PH- Zürch, DDr.Basil Schader, krahas disa teksteve tjera shkollore në gjuhën shqipe.
Katalogu
Në gjuhën shqipe kemi vetëm tri-katër tekste në katalogun e gjatë prej afër 90 faqesh të teksteve mësimore të botuara me financimin e Ministrisë së Mësimit- Artit e Kulturës së Austrisë. Gjuha turke, e dyta si gjuhë e huaj amtare, ka në katalog për ciklin fillor 35 tekste mësimore. Po ta krahasojmë me gjuhën shqipe e cila ka vetëm një tekst (jashtë fjalorëve) flet për një mungesë të madhe botuese i kushtëzuar nga disa rrethana, ku aktiviteti kreativ i pa mjaftueshëm është njëri prej tyre.
Në seminare ku WorkShop-et (punëtoritë) janë ambiente ku shtrohen materialet mësimore, teksteve mësimore. Aty shkëmbehen ide, informata rreth mundësive, kontaktet me botuesit e njohur të teksteve mësimore etj. Një faktor tjetër është përkrahja e krijuesve kreativ në vendlindje, seminare, forume profesionale etj. Në seminaret tona pak hapësirë u jepet krijimeve të materialeve mësimore, prezantimi i tyre, krijimi i mundësive prezantuese në shkëmbimin e përvojave reciproke. Të gjitha këto janë elemente të një tërësie nga del përmirësimi i standardeve të teksteve në përputhje me nevojat e kohës si gjeneratore e vazhdueshme në reformën e mësimdhënies. Standardet e librit në të gjitha kahet janë elementi vendimtar në mësimdhënie e mësimnxënie, andaj libri duhet përsosur vazhdimisht në mbajtjen e hapit me suksesin.
Porosia
Nga e gjithë Evropa tekstet mund të porositen On-line tek botuesi E.Weber Verlag, dërgesa është e shpejtë dhe e sigurt. Prindërit që duan privatisht të punojnë në shtëpi me fëmijët e tyre duhet porositur tekstet fillestare dhe shfrytëzimin e materialeve mësimore në faqet e internetit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha