Kosova
BE-ja planifikon që “statusi” i Urës së Ibrit të diskutohet në takimin e radhës në dialog
Bashkimi Evropian planifikon që “statusin” e Urës së Ibrit në Mitrovicë ta vendosë në agjendën e takimt të ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë për KOHËN se BE-ja e konsideron hapjen e Urës së Ibrit çështje të dialogut, edhe pse “Qeveria e Kosovës po vepron në të kundërtën”, shkruan koha.net.
“Hapja e urës është çështje e dialogut, edhe pse Qeveria e Kosovës po vepron në të kundërtën. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n dhe KFOR-in, ne e kundërshtojmë veprimin për të ndryshuar statusin aktual të urës pa koordinim dhe marrëveshje paraprake në dialog. Ne ua kemi bërë shumë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. BE-ja u kërkon të gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm. Nuk diskutojmë për skenarë të mundshëm. BE-ja planifikon ta vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga një zëdhënës i BE-së.
Qeveria e Kosovës ka prezantuar planet për hapjen e Urës së Ibrit që mbetet e mbyllur për qarkullim të veturave. Ministria e Infrastrukturës tashmë është në pritje të raportit të testimeve të bëra javën e kaluar në lidhje me stabilitetin e urës mbi Ibër.
Ndaj planit të Qeverisë kanë protestuar edhe serbët në veri.
Partnerët ndërkombëtarë kanë kritikuar Kosovën, duke e cilësuar planin si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.
“Hapja e urës është çështje e dialogut edhe pse Qeveria e Kosovës po vepron në të kundërtën. Bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n dhe KFOR-in, ne e kundërshtojmë veprimin për të ndryshuar statusin aktual të urës pa koordinim dhe marrëveshje paraprake në dialog. Ne ua kemi bërë shumë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. BE-ja u kërkon të gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm. Nuk diskutojmë për skenarë të mundshëm. BE-ja planifikon ta vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga një zëdhënës i BE-së.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut