Lajme
Shoqata Kulturore Shqiptare në Ternitz: “Terrori nuk ka vend në mesin tonë”
Familja e të dyshuarit për terrorizëm në Ternitz është anëtare e një shoqate kulturore lokale. Anëtarët ndihen keq për ngjarjen dhe distancohen qartë nga ajo
“Ajo që ndodhi këtu nuk ka vend në mesin tonë”, thotë kryetari i shoqatës kulturore shqiptare në Ternitz, Dzemal Sadiki. Pasi u arrestua një 19-vjeçar nga lokaliteti Ternitz, i cili ishte radikalizuar në internet dhe thuhet se kishte planifikuar një sulm terrorist në një nga koncertet e planifikuara të Taylor Swift, janë shtuar tonet armiqësore ndaj shoqatës kulturore – veçanërisht në mediat sociale, transmeton albinfo.at.
Përgjegjësit e shoqatës kulturore janë të tronditur pas asaj që ndodhi. Pas shpërnguljes në Ternitz disa vite më parë, familja e të dyshuarit për terrorizëm është anëtare e komunitetit të shoqatës prej rreth 900 personash. “Ne e shohim këtë incident si shumë të dhimbshëm. Shumica prej nesh jetojnë këtu prej 30 deri në 40 vjet dhe jemi të integruar. Ne ofrojmë gjithashtu kurse për ata që ende e nuk e kanë zotëruar sa duhet gjermanishten”, thotë kryetari i klubit për noen.at.
Mbi të gjitha ai e njihte mirë babanë e të arrestuarit. “Ai është me të vërtetë një njeri shumë i mirë. Duke e njohur babanë e tij, jam i bindur se ai nuk e ka rritur dhe edukuar të birin që të bëhet personi që është tani”, thotë tutje Sadiki. Ai e ka parë fare pak vetë 19-vjeçarin. “Ai vinte tek ne ndoshta çdo pesë deri në gjashtë javë, bënte një lutje dhe më pas largohej.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte në gjendje për diçka të tillë”, thekson kryetari.
Nëse dikush do të kishte ditur paraprakisht për prirjet e 19-vjeçarit, do të ishte distancuar me vetëdije prej tij, përcjell albinfo.at. “Terrori nuk ka vend këtu. Klubi ynë është i integruar dhe ne gjithashtu, mes tjerash, ndihmojmë zjarrfikësit lokalë”, thotë Sadiki.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër