Lajme
Zelensky e pranon se ushtarët ukrainas po luftojnë brenda Rusisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka pranuar për herë të parë që ushtria e tij është duke kryer ofensivë brenda rajonin perëndimor rus, Kursk.
Ai ka thënë përmes një videoje të shtunën se ushtria ukrainase është duke dërguar luftën në “territorin e agresorit”.
Kievi e ka nisur një sulm të papritur të martën dhe ka avancuar shpejt, më shumë se 10 kilometra brenda Rusisë – duke shënuar ndërhyrjen më të thellë prej kur Moska e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Në Ukrainë, Kievi dhe disa rajone të tjera janë përballur me sulme raketore ruse, si dhe me sulme me dronë, në orët e para të së dielës, kanë thënë zyrtarët lokalë.
Sipas tyre, një burrë 35-vjeçar dhe djali i tij katërvjeçar janë vrarë në rajonin e Kievit, si pasojë e sulmeve raketore.
Është raportuar edhe për plagosjen e një 13-vjeçari në atë rajon.
Zelensky i ka falënderuar të shtunën “luftëtarët” e Ukrainës, dhe ka thënë se e ka diskutuar operacionin në Rusi me komandantin e ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi.
“Ukraina është duke dëshmuar që mund të rikthejë drejtësinë dhe të garantojë presion ndaj agresorit”, ka thënë ai.
Deri më tani Rusia nuk ka arritur të pengojë avancimin ukrainas.
Më shumë se 76.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Kursk dhe autoritetet kanë nisur të zbatojnë masa kundër terrorizmit në atë zonë, dhe rajone tjera kufitare.
Kjo nënkupton që autoritetet në Kursk, Belgorod dhe Brajansk mund të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe makinave dhe mund të kryejnë përgjime telefonike.
Inkursioni ukrainas në Rusi, i nisur në martën, është kryer me gati 1.000 ushtarë, tanke dhe pajisje të armatosura, ka thënë Rusia.
Prej atëherë, ukrainasit është raportuar të ketë fituar kontrollin e disa fshatrave dhe janë duke kërcënuar për të fituar edhe qytezën rajonale ruse, Sudzha. /rel
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane