Lajme
Brazil: Nuk ka të mbijetuar në rrëzimin e avionit me 62 persona në bord
Linja ajrore Voepass postoi në Instagram se në bord kishte 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Presidenti Lula da Silva sugjeroi se nuk kishte të mbijetuar, ndërsa zyrtarët e Vinhedo e konfirmuan më vonë për mediat.
Një aeroplan me 62 persona në bord u rrëzua të premten në komunën Vinhedo, në shtetin Sao Paulo të Brazilit. Të gjithë ata që ishin në bord supozohen të vdekur, sipas presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva dhe zyrtarëve lokalë.
“Nuk kishte të mbijetuar”, tha qeveria e qytetit, e cila ishte e përfshirë në operacionin e shpëtimit dhe rikuperimit në qytetin fqinj të Vinhedo, në një email dërguar agjencisë franceze të lajmeve AFP. Agjencia gjermane e lajmeve DPA gjithashtu raportoi se kishte marrë të njëjtin konfirmim.
Avioni mbante 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Ajo që dimë deri tani
Trupat lokale të zjarrfikësve konfirmuan se avioni ra në Vinhedo. TV GloboNews tregoi pamjet e një zone të madhe në zjarr dhe tym që dilte nga trupi i dukshëm i avionit.
Avioni ATR-72 i operuar nga linja ajrore Voepass Linhas Areas ishte në rrugë nga Cascavel, në shtetin e Parana, për në Guarulhos, në Sao Paulo.
“Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ndodhi aksidenti apo situata aktuale e njerëzve në bord”, tha VoePass.
Lula bën thirrje për një minutë heshtje
Në një ngjarje në Brazilin jugor, presidenti Lula da Silva i kërkoi turmës të qëndronte në këmbë dhe të mbante një minutë heshtje.
Lula tha se dukej se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në bord kishin vdekur pa elaboruar se si e mori informacionin.
“Një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur”, tha Lula da Silva, e cila po fliste në shtetin brazilian të Santa Catarina.
“Zjarrfikësit janë tashmë në skenën e rrëzimit të fluturimit 2283, i cili ndodhi herët pasdite në Vinhedo. Solidariteti im për të gjitha viktimat dhe ata të prekur nga kjo tragjedi,” postoi Guvernatori i Shtetit të São Paulo Tarcísio Gomes de Freitas në X./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit