Kosova
Presidentja e Kosovës nuk do e përdorë më Aeroportin e Shkupit për udhëtime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk do të përdorë më Aeroportin e Shkupit për të udhëtuar.
Nga Presidenca e Republikës së Kosovës kanë bërë të ditur se Presidentja nuk do e përdor këtë aeroport deri kur i respektojnë rregullat ndërkombëtare.
“Të vetmit që kanë bërë shkelje në këtë rast, dhe madje të rëndë, janë autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të ishte mirë të fillonin të respektonin të njëjtat rregulla që respektohen kudo në botë, të cilat ata fare lehtë do të mund t’i konfirmonin me çdo aeroport në Evropë dhe përtej. Deri atëherë Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nuk do të përdoret më nga presidentja”, thuhet në përgjigjen e tyre për KOHA.
Presidentja Osmani ka evituar udhëtimin përmes Aeroportit të Shkupit që prej incidentit të 2 gushtit kur asaj iu kërkua telefoni për të kaluar në skenim dhe i morën çantën personale gjatë kontroll të sigurisë.
E-Diaspora
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, punëtorinë e fundit për hartimin e...
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
-
Florida Doçi, pjesë e inteligjencës artificiale në produktet e Microsoft
-
5 vajza shqiptare, konkurrente në “Deutschland sucht den Superstar”
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen
Jeta në Zvicër
-
Pse liqeni i Gjenevës lëshon sasi të mëdha të dioksidit të karbonit? Ashtu si shumica e liqeneve, Liqeni i Gjenevës lëshon gazra serë, veçanërisht CO2, dioksid karboni: “Është...
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë dhurimet e ushqimeve të “skaduara”
-
Ekspertët janë pesimistë për perspektivën ekonomike të Zvicrës
-
Zvicër: Shënohet ulje e mirëqenies sociale për njerëzit nga vendet jo anëtare të BE-së
-
Votimi për nënqiranë, çfarë do të ndryshonte