Kuriozitete
Shkollat në Danimarkë ndalojnë rrjetet sociale

Disa shkolla të mesme në Danimarkë kanë bllokuar disa faqe interneti për nxënësit, me shpresën se do të fokusohen më shumë në shkollë, përcjell albinfo.ch.
Uebsajtet e bllokuara përfshijnë rrjetet sociale, faqet e blerjeve, ato që transmetojnë lojëra dhe video-lojërat.
Megjithatë, kritikët theksojnë se nxënësit do të gjejnë mënyrë për t’i kapërcyer këto bllokime. Disa shkolla u përpoqën ta zbatonin këtë sistem në të kaluarën, por nuk ia dolën plotësisht, sepse vetë nxënësit e pranuan se arritën prapëseprapë të hynin në këto faqe, raporton “Mirror”.
Rekomandimet për këto lëvizje erdhën drejtpërdrejt nga Ministria Daneze për Fëmijët dhe Arsimin dhe bazohen në projektin e shkollës së mesme “Niels Brock” në Kopenhagë, ku rrjetet sociale janë bllokuar për më shumë se një vit.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Një shtytje e përbashkët drejt ndalimit të simboleve naziste në hapësirat publike Shumica e partive, kantoneve dhe shoqatave civile në Zvicër janë në favor të ndalimit të përdorimit...
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër