Kosova
Ekspertiza e trupit të Faton Hajrizit pritet të bëhet javën e ardhshme
IML pret dokumentet dhe raportin e autopsisë nga Serbia
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë (IML) për t’iu bërë ekspertiza e nevojshme.
Mirëpo, siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj, ekspertiza e trupit të tashmë të ndjerit, Hajrizi, do të bëhet javën e ardhshme.
Kjo sipas burimeve, pasi çdo procedurë duhet të bëhet me komision si dhe siç bëjnë të ditura burimet, “presin dokumentet dhe raportin e autopsisë nga Serbia”.
“Sipas të gjitha gjasave shtyhet për javën tjetër. Duhet të bëhet me komision. Paraprakisht duhet me na i dorëzu dokumentet Serbia. Raportin e tyre të autopsisë”, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.
Ndryshe, trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka arritur sot në orët e hershme të mëngjesit në Kosovë.
Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, para mediave konfirmoi se misioni tashmë është kryer, dhe se trupi u është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik, në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.
Ai ishte arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës më 6 korrik.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut