Kosova
Maqedonia e Kosova vazhdojnë hetimet për paratë e falsifikuara
Hetimet për paratë e falsifikuara vazhdojnë edhe në Maqedoni të Veriut edhe në Kosovë.
Autoritetet e dyja vendeve me ndihmën operacionale të Europolit po punojnë për zbulimin e rrjetit kriminal që ka prodhuar dhe lëshuar në përdorim monedhat 2 euro, shkruan Alsat.
I dyshuari kryesor, Shkëlzim Demiri ndodhet në paraburgim në Kosovë. Në procedurë hetimore ai ndiqet në cilësinë e të punësuarit në MPB, i punësuar prej vitesh si polic dhe shofer i ish kryeshefit të Departamentit për asgjësimin e krimit të organizuar, Veton Kranlievski.
Në rrethana jo zyrtare mësohet se hetuesit nga Shkupi janë adresuar edhe në dikasterin e Brendshëm për të gjetur prova që mund të lidhën me veprimtarinë e Demirit, ndërsa Kontrolli i Brendshëm nga ana tjetër është duke hetuar nëse struktura policore nga Ministria e Brendshme janë pjesë e rrjetit të Shkëlzim Demirit.
Për dallim nga Kosova, në Maqedoni të Veriut numri i monedhave false është dukshëm më i ulët. Pjesa dërmuese e monedhave false kanë përfunduar nëpër pikat e pagesave rrugore.
“Sipas të dhënave tona për periudhën nga 22.11.2022 deri më 31.07.2023, janë detektuar gjithsej 7141 copë monedha nga 2 euro të falsifikuara me vlerë totale prej 14,282 mijë euro dhe 251 copë monedha nga 1 euro të falsifikuara me vlerë 251 euro. Në total, të falsifikuara janë detektuar 14 533 euro”, thonë nga Rrugët Shtetërore të rmv-së
Qytetarët e Maqedonisë janë ballafaquar me situata të tilla. Këmbimoret tregojnë mënyrat përmes të cilave i detektojnë paratë false.
“Kur e vendos kështu, nëse bie është false. Nëse qëndron nuk është false. Nëse vijnë t’i ndërrojnë neve nuk i marrim”, tha Artan Ajruli, Pronar i këmbimores.
“Më ndodhi në Kosovë kur isha para dy muajve. Desha të paguaj në një shitore me dy euro, më thanë se është false”, u shpreh një qytetar.
“Nuk them se jam mashtruar por më kanë rënë në duar edhe mua ato para. Jam ndjerë keq kur kam dashur të paguaj me para false. Por tani jemi mësuar”, theksoi një qytetar tjetër.
Hetimet për detektimin e kanaleve përmes të cilave lëshoheshin në qarkullim para false ishin ngritur falë ofertave të cilët kishin dalë nëpër rrjetet sociale.
Banka Qendrore e Kosovës dhe Agjencia e Forenzikës kishin publikuar manualin për sensibilizimin e qytetarëve dhe bizneseve.
Në nëntor të vitit kaluar policia e Kosovës kishte arrestuar gjashtë persona, tre prej tyre shtetas të Maqedonisë së Veriut.
E-Diaspora
-
Refuzohet kërkesa për lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan Gjykata e Qarkut në Brugg e pati dënuar kosovarin me 20 vjet burgim për vrasje të...
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet
-
Mall e dhimbje në përkujtimin e Dr. Sami Dalipit nga miqtë dhe kolegët
-
2,700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
-
Muzika e Linda Rukajt përplotëson festivalin “Kino Kosova” në Bernë
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen: Protestohet kundër kohës më të gjatë të mbylljes së dyqaneve Me një demonstratë para ndërtesës së qeverisë St. Gallen të hënën pasdite, sindikatat dhe shoqatat e...
-
Zvicra me superkompjuter të ri, i gjashti më i fuqishëm në botë
-
Qeveria zvicerane nuk do të verifikojë autenticitetin e nënshkrimeve për referendume
-
Zvicra ‘shpëton’ nga stuhia që tronditi Evropën
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet