Lajme
Për 5 vjet, Shkupi e Ohri me 75 për qind më shumë udhëtarë
Një rritje prej 75 për qind e numrit të udhëtarëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit dhe 17 linjat ajrore të reja të rregullta në pesë vjetët e fundit është bilanci i suksesit që kur ka marrë përsipër menaxhimin e aeroporteve të Maqedonisë kompania turke me renome botërore TAV.
Nga 729.297 pasagjerë në vitin 2010, numri i përgjithshëm i udhëtarëve vitin e kaluar arriti në 1.278.343 pasagjerë. Në Shkup numri i pasagjerëve është rritur për 76,7 për qind, nga 684.905 në vitin 2010, në 1.210.509 vitin e kaluar.
Nga “TAV Maqedonia” thonë se kanë arritur rritje të ndjeshme në trafikun ajror në Maqedoni.
Sot nga Shkupi mund të fluturojnë udhëtarët në 26 destinacione në Evropë dhe një në Dubai.
Numri i linjave ajrore që fluturojnë nga Shkupi është më shumë se dyfishi. Aktualisht nga Shkupi fluturojnë 12 linja ajrore, tri nga të cilat janë me kosto të ulët.
Me pesë destinacione të reja nga Shkupi dhe dy nga Ohri pritet të operojnë këtë vit me dhjetëra linja ajrore të reja, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e mëtejshme të trafikut të përgjithshëm ajror, thanë përfaqësues të TAV Maqedonia në një konferencë me gazetarë në Shkup.
Sipas marrëveshjes, për të subvencionuar fluturimet me kosto të ulët, në janar Qeveria e Maqedonisë ka nënshkruar me “Wizz Air” që nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut të nisin fluturimet nga Shkupi edhe për në Barcelonë, Oslo, Hamburg, Nuremberg, Friedrichshafen, dhe nga Ohri për Bazel. Përveç kësaj, nga 4 prilli do të nisin fluturimet edhe për Gjenevë, së bashku me fluturime çarter gjatë pushimeve të verës.
Në pesë vjetët e fundit trafiku i përgjithshëm i mallrave në dy aeroportet në Maqedoni, sipas statistikave, është rritur me 57 për qind.
Në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar në aeroportin e Shkupit për herë të parë janë arritur një milion pasagjerë dhe përfundoi viti me 1.2 milionë pasagjerë, një rritje prej 23,2 për qind në krahasim me 2013. Sipas planeve të menaxhimit të TAV Maqedonia, këtë vit numri i udhëtarëve duhet të arrijë apo të tejkalojë 1.5 milionë pasagjerë.
Sipas statistikave, aktualisht nga aeroporti i Shkupit destinacioni më i frekuentuar është Stambolli. Pastaj vjen Vjena, Cyrihu, Bazeli, Malmo, Londra dhe Beogradi.
Vendet me fluturime direkte janë Turqia (pjesa e tregut 17,25 për qind), Gjermania (14,46 për qind), Zvicra (13,75 për qind), Suedia (11,52 për qind), Austria (8,2 për qind) dhe Itali (7.6 për qind).
Kompania me kosto të ulët e subvencionuar nga Shkupi “WIESER” vitin e kaluar ka transportuar më së shumti pasagjerë, e ndjekur nga “Turkish Airlines”, “Austrian Airlines”, “Air Serbia”, “Pegasus Airlines” dhe “Edelweis”.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?