Kosova

Komuna e Gjakovës mundëson regjistrimin e diasporës në objektin komunal

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se regjistrimi i diasporës, që mund të bëhet deri më 31 gusht të këtij viti, mund të bëhet në objektin komunal.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju njoftojmë se nga sot regjistrimin mund ta bëni në objektin e komunës (ndërtesa ish-Bankosi). Këndi i regjistrimit ndodhet në hapësirat e gjendjes civile, ku një regjistrues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës do të kryejë të gjitha procedurat”, njofton komuna.

Orari për regjistrim është nga ora 08:00- 16:00, përveç kohës së pauzës, 12:00- 13:00.

“Regjistrimi i popullsisë  është proces shumë i rëndësishëm, i cili i kontribuon të gjitha proceseve të zhvillimit të politikave dhe shërbimeve. Mërgata është pjesë vitale dhe e pandashme e Kosovës, andaj edhe pjesëmarrja e juaj në regjistrim është tejet me rëndësi”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës së Gjakovës.