Kosova
12-vjeçari nga Kosova gjeti kuletë me 2500 euro, ia kthen pronarit
Një 12-vjeçar me inicialet B.A. ka treguar një shembull të mirë duke dorëzuar në stacionin e Policisë në Skenderaj një kuletë me para dhe dokumente.
Sipas një postimi të Policisë së Kosovës, në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kuleta i është dorëzuar pronarit të saj me 2,500 euro.
“Një shembull i mirë i qytetarit 12 B.A. nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një kuletë, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.
Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2,500 euro.
Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin, të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut