Kosova
VV, natë speciale me mërgatën, Kurti: Nuk ka kush që na ndan
Kurti takohet me mërgimtarët në Prishtinë
Kosova ka mijëra aleatë e partnerë, por nuk e ka ndihmën dhe mbështetjen sikur të mërgatës që ndodhet jashtë dhe brenda kombit.
Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në organizimin e veçantë për mërgatën nga partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, me temën “Lëvizja me mërgatën”.
I pari i Qeverisë ka ftuar diasporën të vizitojnë Kosovën sa më shpesh që munden dhe të lidhen me njëri-tjetrin, duke thënë se “nuk ka kush që t’i ndajë”.
Fjalët thumbuese ndaj qeverive të kaluara nuk munguan as në këtë takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Edhe vera ka qenë dimër. Buxheti i shtetit zhvatej. Në vend se të punohet toka bujqësore, privatizohej për cent”, tha Kurti.
Ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani pritet të shpallë datën e zgjedhjeve të rregullta, kryeministri Kurti u ka treguar të pranishmëve se ku mund të votojnë.
“E kemi mundësuar votimin ndërmjet ligjit që për zgjedhje mund të votoni qoftë me postë, në ambasada apo KQZ”, ka thënë ai.
Një qytetar nga mërgata i pranishëm në këtë takim, Zylfi Ademi, e konsideron kryeministrin si shpëtimtar të kombit. Një tjetër qytetar që u identifikua vetëm me emër, ka theksuar se ka pritur kryeministrin “t’u tregojë në këtë tubim se si do të veprohet tutje”.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut