Kosova
Kurti për incidentin në Shkup: Presim hetim të hollësishëm
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në takimin me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hrijstan Mickoski, të hënën kanë diskutuar edhe lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kurti ka thënë se presin që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që një situatë e tillë të mos përsëritet asnjëherë, përcjell Albinfo.ch.
“Shqetësimeve tona iu përgjigjën me keqardhje për atë çfarë ka ndodhur. Presim që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që në të njëjtën kohë të sigurohemi që një situatë e tillë të mos përsëritet asnjëherë”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë të mira, sepse janë të bazuara në vlerat e përbashkëta që ndajmë dhe me synime të qarta për integrim evropian.
“Shkëmbimet tregtare janë rritur, ashtu sikurse edhe eksportet tona në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kurti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, punëtorinë e fundit për hartimin e...
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
-
Florida Doçi, pjesë e inteligjencës artificiale në produktet e Microsoft
-
5 vajza shqiptare, konkurrente në “Deutschland sucht den Superstar”
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen
Jeta në Zvicër
-
Pse liqeni i Gjenevës lëshon sasi të mëdha të dioksidit të karbonit? Ashtu si shumica e liqeneve, Liqeni i Gjenevës lëshon gazra serë, veçanërisht CO2, dioksid karboni: “Është...
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë dhurimet e ushqimeve të “skaduara”
-
Ekspertët janë pesimistë për perspektivën ekonomike të Zvicrës
-
Zvicër: Shënohet ulje e mirëqenies sociale për njerëzit nga vendet jo anëtare të BE-së
-
Votimi për nënqiranë, çfarë do të ndryshonte