Shqipëria
Berati vërshohet nga turistët e huaj, Rama ndan përshtypjet e tyre
Qyteti i Beratit në Shqipëri vijon të jetë ndër destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet e turistëve të huaj për qytetin e “një mbi një dritareve”, të cilët vlerësojnë jo vetëm historinë e kulturën, por edhe ushqimin e mikpritjen vendase, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Berati si asnjëherë më parë. Në qytet, në fshat, në kantina, në kanione, në hyrje të qytetit e deri në periferi, me verën e jashtëzakonshme të vreshtave autoktonë që po vendosin Shqipërinë në hartën e enologjisë, me këngë dhe me dolli, turistët po shijojnë Beratin në çdo cep”, u shpreh Rama.
Vizitorët anekënd botës ndajnë përshtypjet për natyrën, historinë, traditën, mikpritjen, ushqimin dhe gjithçka që ofron Berati.
Një turiste amerikane u shpreh se ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh me një grup prej 9 vetash dhe është absolutisht e dashuruar me vendin.
“Pjesa e fshatit është shumë e bukur, ushqimi është të lësh mendtë. Më duket se në dy ditë kam shtuar 2.5 kg, është shumë e përballueshme në kosto. Kemi pasur guida të jashtëzakonshme. Janë kaq të sjellshëm e dinë kaq shumë. Kemi shijuar natyrën, bëmë një vizitë në kanione dhe tani jemi në Berat duke shijura qytetin dhe kalanë. Të shohësh kaq shumë histori dhe kulturë ka qenë një kënaqësi e vërtetë. Na ka pëlqyer tej mase koha e kaluar në Shqipëri”, u shpreh ajo.
Dy turistë francezë vlerësuan veçanërisht specialitetet vendase.
“Përshëndetje në frëngjisht. Ka dy ditë që jemi në Berat dhe është vërtetë shumë i bukur. Po qëndrojmë këtu dhe po shijojmë specialitetet. Kanë një mëngjes shumë të pasur, shumë të bollshëm. Shqipëria është e bukur. Sot do të shkojmë në luginën e Osumit të shohim ujëvarat dhe të shëtisim, pastaj do të shohim të tjera vende të Beratit, qytet shumë i bukur”, thanë ata.
Dy turistë holandezë vlerësuan po ashtu ushqimin dhe shërbimin.
“Provuam gjëra ndryshe këtu në restorant, speca të mbushur, patëllxhanët e mbushur dhe byrekun tradicional dhe ishin vërtetë të mira. Unë jam vegjetariane, qyteti është i përshtatshëm edhe për vegjetarianët. Ai ha mishin, kështu që ka qenë i shkëlqyer për të dy ne, provuam edhe pak raki. Provuam edhe verën vendase, edhe ajo ishte shume e mirë”, thanë ata.
Edhe menaxherët e dy hoteleve konfirmojnë se hotelet kanë qenë pothuajse plot çdo ditë të sezonit.
Një grup turistësh italianë u shprehën se ushqimi është shumë i mirë.
“Ushqimi është shumë i mirë dhe qyteti shumë i bukur, shumë tipik, shumë tradicional. Fantastik. Gjithçka shumë e bukur. Ua këshillojmë edhe të tjerëve është vërtetë shumë bukur. Fotografitë dalin shumë bukur”, thanë ata.
“Jam nga Spanja, nga Toledo. Berati nuk ka vetëm një mbi një dritare, ka shumë më tepër. Ka kalanë, ka xhaminë, kishat dhe është shumë i bukur”, u shprehën ata.
“Kishim lexuar pak më parë pak për Beratin dhe jemi të mahnitur nga sa shumë ka këtu për t’u parë. Kemi lexuar për shtëpitë e një mbi një dritareve, po është kaq i bukur dhe duhen orë që ta vizitosh të gjithën. Është shumë i bukur nuk kam fjalë”, thanë dy turistë danezë.
“Kur të vdes gjithë pasurinë do ua lë fëmijëve, por me një kusht, të vizitojnë Beratin”, tha një turist belg./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel