Kosova
Mickoski për incidentin në Aeroportin e Shkupit: Na vjen keq, herën tjetër kam kënaqësinë ta shoqëroj Presidenten e Kosovës
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski ka shprehur keqardhjen për incidentin diplomatik në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
”
Diskutuam edhe për ngjarjen e fundit që ndodhi më 2 shkurt në Aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, po ashtu nga të pranishmit u nënvizua se sipas informacioneve nga zyrtarët e aeroportit TAV ndiqen rregulla standarde të qarta dhe procedura kur kemi fluturime komerciale dhe këtyre iu nënshtrohem edhe unë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë personat zyrtar kur kalojnë edhe në VIP edhe pse më duhet të them se unë nuk e përdor këtë, por e përdor pjesën si qytetar i rëndomtë. Kjo shkaktoi një ndjenjë dhe na vjen keq dhe nuk duhet të përsëritet” u shpreh ai.
Mickoski tha po ashtu se do ketë kënaqësinë ta shoqërojë Osmanin.
“Unë potencova se Presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si dhe të gjithë qytetarët nga Kosova dhe radhën e ardhshme nëse marr informatë në kohë do të kem kënaqësinë ta pres si nikoqir në Aeroportin e Shkupit dhe bashkë me mua derisa udhëton nga Shkupi dhe ta shoqërojë në kohën kur do ta kalojë Aeroportin e Shkupit dhe ta shoqërojë që tu shmangemi këtyre incidenteve”, u shpreh kryeministri maqedonas.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha