Lajme

Angli: Për një natë, 147 arrestime nga protestat

Policia në Britaninë e Madhe, i ka arrestuar 147 persona, që nga nata e së shtunës, numër ky, i cili pritet të rritet, ka deklaruar BJ Harrington i Këshillit Kombëtar të Shefave të Policisë në Britaninë e Madhe.

Sipas tij, faji kryesor qëndron tek dezinformimi për nxitjen e “dhunës së tmerrshme”, duke shtuar se “shpesh postimet po shpërndahen dhe përforcohen nga llogari të profilit të lartë”, raporton BBC.

Tutje, ai ka pasur një paralajmërim për ata që janë përfshirë në trazira:

“Ekipet e inteligjencës, detektivët dhe oficerët e lagjes po punojnë gjatë gjithë kohës për të identifikuar dhe kapur të përfshirët dhe nuk bëjnë asnjë gabim, nëse nuk keni trokitur ende në derë, do të vijë koha juaj”.

Ndryshe, në fund të muajit korrik dhe në fillim të muajit gusht, protestuesit e ekstremit të djathtë u revoltuan në pjesë të ndryshme të Anglisë dhe Irlandës së Veriut, pas sulmit masiv me thikë në Southport, Merseyside më 29 korrik.