Shqipëria
Luiza Gega pas humbjes: Ndihem e dështuar, dhemb shumë
Pas përmbylljes së garës nga Lojërat Olimpike të Parisit, atletja shqiptare, Luiza Gega, ka reaguar përmes një postimi në Instagram.
Ajo tha se ndjehet totalisht e dështuar pasi nuk siguroi dot finalen e atletikës në Lojërat Olimpike. Ish-kampionia e Evropës tregon se mori pjesë, edhe pse nuk ishte në gjendje të mirë fizike për shkak të problemeve që ka kaluar.
“Është kaq e vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt në këto momente e tillë ndihem. E di që do kalojë, çdo gjë kalon me kohën, por në këtë moment dhemb shumë, sepse vërtet jam munduar dhe ëndërruar që do t’ia dal, pavarësisht se gjërat që në muajin prill, pasi u sëmura, morën “dishezën”.
Gjithsesi përsëri përpiqesha fort çdo ditë, edhe pse me shumë stres nga ndjesitë jo të mira të trupit tim, përsëri rrija me shpresën që do ta përballoja një garë të nivelit, por në fakt, nuk ndodhi kështu.
Edhe përse nuk e kam thënë, kam qenë në dilemë të madhe me veten nëse duhet të vija apo jo, por e di që pengu për të mos e provuar do të më lëndonte më shumë.
Dua vërtet i kërkoj falje kujtdo që besoi tek unë dhe e zhgënjeva dhe falënderoj të gjithë ata që më mbështesin si në ditë të mira, qoftë dhe të vështira. Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan Luiza Gega.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës