Lajme

SHBA dërgon anije dhe avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin luftanije dhe avionë luftarakë në Lindjen e Mesme për të ndihmuar mbrojtjen e Izraelit nga sulme të mundshme nga Irani dhe aleatë të tij.

Pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut, tensionet për përshkallëzim të situatës po vazhdojnë të mbesin të larta.

Sipas njoftimit, forcat e mbrojtjes raketore u vendosën në gjendje gatishmërie për t’u vendosur, teksa u tha se angazhimi i tij për ta mbrojtur Izraelin është “i palëkundur”.

Lideri i Iranit, Ayatollah Khamenei, është zotuar për “ndëshkim të ashpër” ndaj Izraelit për vrasjen e Haniyehut, ndërsa ka shpallur tri ditë zie, transmeton albinfo.ch.

Tutje, në deklaratë thuhet se dërgimi i mjeteve “do ta përmirësojë mbrojtjen e forcave amerikane…. ta rrisë mbështetjen për mbrojtjen e Izraelit dhe të sigurojë se SHBA-ja është e përgatitur t’u përgjigjet rrethanave të ndryshme”, raportojnë mediat nëpër botë.