Kosova

Në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, Kurti priti bashkatdhetarët për të shënuar Ditën e Diasporës

Kryeministri Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë ka pritur bashkatdhetarët për të shënuar Ditën e Diasporës, shkruan albinfo.ch.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe martesë

Duke u uruar të gjithëve mirëseardhje, fjalën pritëse kryeministri Kurti e filloi me urimin për 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe kostum

Ai ka thënë se vullnetin, patriotizmin, gatishmërinë, mërgata jonë e ka pasur përherë.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe martesë

“Çka i ka munguar është shteti në krah të saj e infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme ta kthejë në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë dhe për këtë angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 10 persona

“Edhe këtë vit mirëpritëm bashkatdhetarë tanë në ndërtesën e Qeverisë, për të shënuar bashkë Ditën e Diasporës. Gjatë gjithë muajve të verës kemi pasur e do të kemi aktivitete të shumta kushtuar atyre, e gjatë gjithë vitit angazhohemi që t’i shtojmë arsyet dhe mundësitë që mërgata jonë të forcojë lidhjet me vendin. Sado e madhe që mund të jetë largësia, atë mund ta zvogëlojmë përmes nismave dhe politikave të qëndrueshme”, ka shkruar ai.  /Albinfo.ch

Mund të jetë një imazh i 5 persona, pije dhe turmë

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe pije