Kosova
Kosovë: U dhunua fizikisht nga bashkëshorti, gruaja ndërron jetë në spital
Një grua me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë më 2 gusht në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.
“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla.
M.Zh., e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se bashkëshorti i saj me iniciale D.Zh. është ndaluar dhe se ka nisur hetimet për këtë rast.
Të mbijetuarat e dhunës në familje në Kosovë tregojnë se nuk kanë parë drejtësi.
Aktivistja për të drejtat e grave dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Pravo na pravo” nga Graçanica , Milica Stojanoviq, në një prononcim për mediat e Kosovës tregon se institucionet kanë dështuar sërish kur është fjala për dhunën ndaj grave.
“Ky përfundim tragjik ka ardhur pikërisht sepse institucionet nuk janë marrë sa duhet me këtë problem. Më e keqja është se institucionet ende heshtin. Policia është përgjigjur me kohë, njeriu është dërguar në mbajtje, por varet edhe nga institucionet e tjera se çfarë do të ndodhë”, tha Stojanoviq.
Ajo tha se janë institucionet vendore ato që duhet të punojnë për fuqizimin e grave, për të denoncuar në kohë dhunuesin dhe se institucionet e drejtësisë, duhet të vendosin dënime më të rrepta për dhunuesit.
“Që të mos lirohen dhunuesit me gjobë, dhunuesi nuk duhet të lirohet asnjëherë 24 apo 48 orë pas ushtrimit të dhunës”, nënvizon ajo dhe shton se në raste të tilla duhet të reagojë edhe shoqëria, sepse dhuna nuk është kurrë “çështje private”.
Gjatë muajit prill, dy gra u qëlluan nga burrat e tyre brenda pak ditësh.
Nga viti 2010 deri në fund të vitit 2023, në Kosovë janë vrarë të paktën 55 gra.
Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve ishin bashkëshortët, të ndjekur nga baballarët dhe djemtë.
E-Diaspora
-
Refuzohet kërkesa për lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan Gjykata e Qarkut në Brugg e pati dënuar kosovarin me 20 vjet burgim për vrasje të...
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet
-
Mall e dhimbje në përkujtimin e Dr. Sami Dalipit nga miqtë dhe kolegët
-
2,700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
-
Muzika e Linda Rukajt përplotëson festivalin “Kino Kosova” në Bernë
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen: Protestohet kundër kohës më të gjatë të mbylljes së dyqaneve Me një demonstratë para ndërtesës së qeverisë St. Gallen të hënën pasdite, sindikatat dhe shoqatat e...
-
Zvicra me superkompjuter të ri, i gjashti më i fuqishëm në botë
-
Qeveria zvicerane nuk do të verifikojë autenticitetin e nënshkrimeve për referendume
-
Zvicra ‘shpëton’ nga stuhia që tronditi Evropën
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet