Kosova
Haradinaj: Zvicra, shtëpia e dytë për shumë bashkatdhetarë
Në Ditën Kombëtare të Zvicrës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,i ka shprehur urimet ambasadorit zviceran në Kosovë, Jurg Sprecher, përcjell albinfo.ch.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Zvicra është shtëpia e dytë për shumë bashkatdhetarë.
“Zvicra, që është shtëpi e dytë për shumë bashkatdhetarë, sot shënon Ditën Kombëtare. Me këtë rast kisha kënaqësinë që Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, t’i shpreh urimet më të përzemërta për këtë ditë të rëndësishme për shtetin dhe popullin zviceran”, ka shkruar Haradinaj.
“Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe pa dyshim gjithmonë përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të veçanta dhe historike”, tha i pari i AAK-së.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut