Lajme
Protesta për ushqim në fshatin olimpik në Paris
Pritja në radhë është shumë e gjatë, qumështi është i shtuar me ujë, ka mungesë të mishit dhe të vezëve, ndërsa porcionet që shërbehen janë shumë të vogla.
Mensa në fshatin olimpik të Paris 2024 është vënë në shënjestër dhe akuzat vijnë nga të gjitha anët. Kritikat e atletëve dhe trajnerëve nuk kanë munguar, mes tyre edhe nga kampionë të kalibrit botëror.
Sipas gjimnastes amerikane, Simon Biles: “sportistët nuk kanë nevojë për ushqimet që shërbehen në mensë, sepse kuzhina franceze e fshatit është pak më e shëndetshme”.
Ndërkohë, në fshatin olimpik vijnë gjithmonë porosi me ushqime nga jashtë, sepse me pjatat që shërbehen apo me porcionet e vogla, atletët e kanë të pamundur të marrin kaloritë që u nevojiten.
I ashtuquajturi “restoranti më i madh në botë” hapi dyert më 18 korrik. Aty janë 3,300 vende për të konsumuar vaktet dhe çdo ditë shërbehen 40 mijë porcione për mbi 10 mijë banorë të fshatit olimpik.
Organizatorët e Olimpiadës njoftuan se për eventin janë krijuar mbi 500 receta me ushqime.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Refuzohet kërkesa për lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan Gjykata e Qarkut në Brugg e pati dënuar kosovarin me 20 vjet burgim për vrasje të...
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet
-
Mall e dhimbje në përkujtimin e Dr. Sami Dalipit nga miqtë dhe kolegët
-
2,700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
-
Muzika e Linda Rukajt përplotëson festivalin “Kino Kosova” në Bernë
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen: Protestohet kundër kohës më të gjatë të mbylljes së dyqaneve Me një demonstratë para ndërtesës së qeverisë St. Gallen të hënën pasdite, sindikatat dhe shoqatat e...
-
Zvicra me superkompjuter të ri, i gjashti më i fuqishëm në botë
-
Qeveria zvicerane nuk do të verifikojë autenticitetin e nënshkrimeve për referendume
-
Zvicra ‘shpëton’ nga stuhia që tronditi Evropën
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet