Lajme
Çka është testi i shtetësisë së Austrisë?
Në shumicën e rasteve personat që aplikojnë për shtetësi austriake përmes procesit të natyralizimit duhet të kalojnë një test të përgjithshëm shoqëror, politik dhe historik. Çfarë është ky test dhe kush duhet ta bëjë atë?
Testi i shtetësisë austriake është një provim i krijuar për të demonstruar njohuritë e një aplikanti për Austrinë.
Testi u prezantua në vitin 2006 dhe mbulon sistemin demokratik, historinë kombëtare dhe faktet rajonale se ku jeton një aplikant, përcjell albinfo.at.
Një komitet qendror përgatit pyetjet mbi sistemin dhe historinë demokratike të Austrisë dhe qeveritë provinciale përkatëse hartojnë çështjet rajonale.
Nëse një person dështon në test, ai mund ta përsëris atë derisa të kalojë.
Kush duhet të bëjë testin?
Megjithatë, jo të gjithë që aplikojnë për shtetësi duhet të bëjnë testin. Për shembull, fëmijët që janë më të vegjël se 14 vjeç – ose ata që janë të mitur dhe ndjekin një shkollë të mesme me mbarimin e gjermanishtes në semestrin e fundit shkollor, nuk do të kenë nevojë të bëjnë testin e shtetësisë.
Përjashtohen gjithashtu nxënësit që arrijnë nota të caktuara në histori në shkollë.
Si është testi?
Testi, i cili është në gjuhën gjermane, zgjat 120 minuta dhe duhet t’i përgjigjeni gjithsej 18 pyetjeve. Këto përfshijnë gjashtë pyetje mbi demokracinë në Austri, gjashtë për historinë e Austrisë dhe gjashtë për historinë e provincës përkatëse federale ku po jepni provimin.
Për secilën pyetje ofrohen katër opsione përgjigjesh, të paktën njëra prej të cilave është e saktë, por jo të gjitha.
Provimi i shtetësisë konsiderohet i kaluar nëse, në çdo fushë provimi, janë arritur të paktën gjysma e pikëve të dhëna, ose janë arritur gjithsej të paktën 12 pikë (dy të tretat e numrit të mundshëm të pikëve), raporton thelocal.
Kështu, për shembull, nëse përgjigjeni saktë në tre pyetje, në secilën pjesë të testit, për gjithsej nëntë përgjigje të sakta, ju kaloni. Përndryshe, nëse merrni 12 përgjigje të sakta në 18 pyetjet, edhe nëse keni marrë zero pikë në një fushë, por keni arritur dy të tjerat, ju gjithashtu kaloni.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë