Lajme
Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë
Tufa e parë me avionët e shumëpritur luftarakë, F-16, ka mbërritur në Ukrainë, thanë ministri i Jashtëm i Lituanisë dhe një zyrtar amerikan të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
F16-shat, të ndërtuar nga Lochheed Martin, kanë qenë dëshirë e kamotshme e Ukrainës, për shkak të forcës së tyre shkatërruese. Ky avion mund të bartë bomba, predha dhe raketa.
“F16-shat në Ukrainë. Një gjë tjetër e pamundur doli të ishte plotësisht e mundur”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në rrjetin social X.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonime, tha se dërgimi i avionëve F-16 në Ukrainë është kompletuar.
Danimarka është zotuar se do t’ia dërgojë Ukrainës në përgjithësi 19 avionë lfutarakë, ndërsa Holanda ia ka premtuar 24 sish.
Këto dy vende kanë qenë forcë shtytëse e koalicionit ndërkombëtar për ta furnizuar Ukrainën me avionë F-16.
Edhe Norvegjia ka thënë se do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16.
Pilotët ukrainas janë trajnuar se si t’i përdorin F16-shat nga partnerët perëndimorë për muaj të tërë.
Ushtria ukrainase është detyruar të varet nga një tufë e vogël e avionëve luftarakë të epokës sovjetike për ta zmbrapsur pushtimin rus, që nisi më 2022.
Zyrtarët ukrainas i shohin avionët F-16 si një përditësim jetik për Forcën e tyre Ajrore.
Disa analistë thonë se vetëm avionët F-16 nuk do të dëshmohen si pikë kthese në luftën pushtuese që Rusia e nisi në shkurt të vitit 2022.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha