Shqipëria

Ambasada Shqiptare në Zvicër uron popullin zviceran: Gëzuar Festën Kombëtare!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, uron gjithë popullin zviceran, Gëzuar Festën Kombëtare! Kjo ditë shënon një moment të veçantë për të gjithë qytetarët e Zvicrës, duke festuar vlerat e unitetit, diversitetit dhe solidaritetit. Jemi krenarë për marrëdhëniet tona të shkëlqyera dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis vendeve tona, shkruan albinfo.ch.

Me këtë rast të veçantë, Ambasada shpreh urimet, mirënjohjen dhe falënderimet e përzemërta për mbështetjen dhe ndihmën që populli zviceran ka dhënë për Shqipërinë e shqiptarët përgjatë gjithë këtyre viteve.

Ambasada, pa mëdyshje, vlerëson dhe rolin e komunitetit shqiptar në Zvicër, të cilët kanë dhënë dhe japin një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe përparimin e Zvicrës, si dhe përbëjnë një urë të fuqishme mes vendeve tona në të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=3618469385080571&id=100007526359190&rdid=rmaVaqcz1hCx6X4t