Lajme

Një çek për projektin shqiptar të motrave zvicerane të nderit

Një grup i organizatës rinore Jungwacht dhe Blauring ka vizituar ditë më parë manastirin në ujdhesën Rheinau ku e kanë qendrën motrat e nderit që i përkasin urdhrit “Rruga shpirtërore”.

Qëllimi i vizitës ishte dërgimi i ndihmave prej 14.500 frangash për projektin e Shqipërisë që këto motra e udhëheqin prej vitesh. Ato, në veriun e Shqipërisë, në Dobraç të Shkodrës kanë ngritur një manastir dhe atje ndihmojnë popullatën e varfër si dhe kujdesen për fëmijët e familjeve të gjakësuara pasi që në atë regjion mbretëron zakoni i gjakmarrjes.

Njëra nga motrat, Christina kishte ardhur vetëm pak ditë më parë nga Shqipëria dhe kishte sjellë nga atje rrëfime shumë mbresëlënëse, shkruan thurgauerzeitung.ch. Motrat e nderit kanë falënderuar të rinjtë për ndihmat e sjella dhe kanë thënë se falë solidaritetit të tyre, projekti do t`u mundësojë shumë fëmijëve dhe prindërve të tyre një të ardhme paksa më të mirë.