Kosova
Kurti: Moshapja e arkivave nga Serbia pengon zbardhjen e vrasjeve së civilëve shqiptarë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Serbisë në vitin 2014 për t’i shpallur sekret shtetëror dokumentet mbi veprimtarinë e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave në Kosovë pengon zbardhjen e vrasjes dhe zhdukjes së civilëve shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se strategjia e Serbisë gjatë luftës ka qenë fshehja e krimit përmes fshehjes së kufomave. Kjo strategji, sipas tij, po vazhdon ende.
“10 vjetori i klasifikimit 30-vjeçar të arkivës së Brigadës së 37-të të motorizuar të Ushtrisë Jugosllave. Gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, strategjia e shtetit serb ishte fshehja e krimit nëpërmjet të fshehjes së kufomave. Kjo strategji është ende aktive. Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd, dikur bashkëpunëtorë dhe sot politikanë në krye të shtetit serb, refuzojnë të hapin arkivat për të zbuluar vendndodhjet e varrezave masive. Para 10 vitesh, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë shpalli sekret shtetëror dokumentet mbi veprimtarinë në Kosovë të Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Ky vendim i marrë më 31 korrik 2014, pengon zbardhjen e së vërtetës së dhimbshme lidhur me vrasjet e civilëve shqiptarë dhe fshehjen e trupave të tyre në varreza masive në Serbi”, ka shkruar Kurti në Facebook të mërkurën.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se kanë dërguar disa kërkesa për hapjen e arkivave të kësaj brigade në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të arritur vitin e kaluar. Por, siç thotë Kurti, Serbia s’ka shfaqur asnjë shenjë pendese për mizoritë e kryera e për të cilat konsideron se përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër