Lajme

Nxehtësia vret më shumë njerëz në Zvicër sesa fatkeqësitë natyrore

Në vitin 2022, 623 njerëz vdiqën në Zvicër për shkak të temperaturave të larta

Në vitin 2022, një nga verat më të nxehta në historinë e fundit, 623 njerëz vdiqën në Zvicër për shkak të ekspozimit të nxehtësisë, tha për mediat zvicerane epidemiologia mjedisore Ana Vicedo-Cabrera, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Për krahasim, 241 persona kanë vdekur në aksidente trafiku rrugor në të njëjtin vit, ndërsa ngjarjet natyrore, si përmbytjet, ortekët dhe rrëshqitjet e dheut, kanë marrë mesatarisht rreth 10 jetë në vit në dy dekadat e fundit.

Megjithatë, shumë kantone nuk kanë një strategji gjithëpërfshirëse dhe sistematike të shëndetit publik për të mbrojtur popullsinë gjatë valëve të të nxehtit.

“Zvicra duhet të shqyrtojë nëse rregulloret e përgjithshme, mbarëkombëtare janë më efektive sesa ato [lokale] që ekzistojnë aktualisht”, tha ajo, duke shtuar se “nëse nuk bëjmë asgjë tani, vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë do të vazhdojë të rritet”.