Integrimi
Bunjaku: Pasaportën zvicerane mos e përdorni vetëm për udhëtim
Blerim Bunjaku kandidon për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, në zgjedhjet që mbahen në prill dhe për Parlamentin Nacional, i cili zgjidhet në tetor të këtij viti.
Në kërkim të votës së shqiptarëve, kandidati shqiptar i EVP-së, Blerim Bunjaku, po zhvillon aktivitet të bujshëm politik në Cyrih, duke premtuar ndryshime për bashkëkobësit e tij nëse zgjidhet deputet kantonal…
Bunjaku sërish me EVP-në po bën fushatë të drejtpërdrejtë, duke trokitur “derë më derë” nëpër Cyrih për të kërkuar votën e qytetarëve. Ky model i fushatës zgjedhore që po e bën Bunjaku dallon në shumë aspekte nga kandidatët zviceranë. “Më duhet më shumë angazhim për ta bërë të qartë pse është e nevojshme vota e secilit”, thotë për albinfo.ch politikani shqiptar, Blerim Bunjaku, duke aluduar në mosinteresimin e shqiptarëve të Zvicrës për të votuar në zgjedhjet e këtushme. Ai porosit që pasaportën zvicerane të mos e përdorim vetëm për udhëtim.
„Mos e përdorni pasaportën zvicerane vetëm si dokument për udhëtim të lirë, por ta ndryshojmë gjendjen dhe imazhin tonë në Zvicër”, iu bën thirrje Bunjaku bashkëkombësve të tij që të dalin në zgjedhje për të votuar. Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e fundit për Asamblenë Komunale të Winterthurit, ku Bunjaku nuk arriti të fitonte votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur, këtë herë mbështetja për të duket të jetë shumë më e madhe.
Deri tani Bunjaku ka realizuar disa tubime zgjedhore, madje ishte i ftuar edhe në tri të tjera në Cyrih. Bunjaku është ftuar në një tubim nga studentët e Shoqatës së studentëve myslimanë në Cyrih. (Podium mit der Muslim Students Association Zurich, Findet statt am 11. oder 12. März, 19 Uhr). Pastaj është ftuar një debat më 24 mars (Podium mit der Ahmadiyya-Gemeinde (älteste muslimische Gemeinde in der Schweiz), Findet statt am 24. März, am Abend). Po ashtu politikanin shqiptar e kanë ftuar më 26 mars studentët shqiptarë të Shoqatës „Studenti”. (Podium mit dem Verein der Albanischen Studierenden (Studenti) Findet statt am 26. März).
Përkrahjen për kandidaturën e Blerim Bunjakut e kishte kërkuar edhe ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj, në një manifestim të Pavarësisë së Kosovës në Bülach. „Ende shumica nuk e kanë kuptuar se dallon procesi i votimi apo në përgjithësi domokracia e votimit… Këtu nuk vjen në konsiderim partia, por individi në parti! Edhe nëse dikujt nuk i pëlqen partia me ideologji të majtë apo të djathtë, sërish mund të votojë kandidatin që e dëshiron, duke e futur në listë dy herë, pasi e shlyen dy herë dikend tjetër”, deklaron Bunjaku.
Fushata e Blerim Bunjakut dallon edhe në aspektin e financimit nëse karahasohet me fushtatat e openentëve politikë zviceranë. “Zviceranët kanë gjetur mbështetje edhe te kompanitë që i financojnë me para fushatat e tyre zgjedhore”, thotë Bunjaku. Fushata zgjedhore e Blerim Bunjakut ka filluar shumë më herët dhe është më direkte, me shumë reklama. Me bujën që kanë bërë mediet për realizimin e një aplikacion ( 2.0), ku ka futur edhe rubrikën Schweizermacher” (“zviceranbërësi”), Bunjaku ka fituar edhe shumë përkrahës.
Blerim Bunjaku është një ekspert i IT-së, afarist i suksesshëm dhe politikan i ri shqiptaro-zviceran që jeton në Winterthur të Zvicrës. Ai është bërë më shumë i njohur me kandidimin për një vend në Asamblenë e Winterthurit, me partinë që mbron vlerat e krishtera, EVP, vitin që shkoi. Fakti se Blerimi, edhe pse mysliman, po kandidonte për një parti evangjeliste, kishte shkaktuar disa reagime në mediet zvicerane. Ai nuk kishte arritur të zgjidhej në postin e këshilltarit komunal, por ishte zgjedhur përgjegjës për shkollat fillore të një zone të qytetit të tij, Winterthur.
Sido që të jetë, Blerim Bunjaku mund të fitojë këtë herë një ulëse në Parlamentin Kantonal të Cyrihut, nëse ju e votoni në zgjedhjet që mbahen në prill.
Për ata që nuk i dinë procedurat e votimit, atëherë mjafton të klikoni në faqen: www.bunjaku.ch
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?