Lajme
Për vitin e dytë radhazi mbahet Shkolla Verore “Abëcë” për fëmijët e diasporës
Në një nismë të veçantë për të lidhur fëmijët dhe të rinjtë e diasporës me rrënjët e tyre kulturore dhe identitetin kombëtar, Organizata ETEA dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftojnë organizimin e Shkollës Verore “Abëcë”. Ky program unik synon të sjellë një përvojë të pasur dhe tërheqëse për të rinjtë nga diaspora, duke i lidhur ata me trashëgiminë e tyre kulturore dhe identitetin kombëtar
Për të dytin vit radhazi, ETEA dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të organizojnë shkollën verore për fëmijët dhe të rinjtë e diasporës në Kosovë. Duke e ditur rëndësinë e gjuhës dhe kulturës në ruajtjen e identitetit kombëtar, ky program synon të ofrojë një përvojë të pasur dhe edukative për të rinjtë nga diaspora, duke i ndihmuar ata të lidhen më thellë me rrënjët e tyre dhe të ndjehen më të përfshirë në komunitetin kulturor të Kosovës. Aktivitetet do të jenë të dizajnuara për të forcuar lidhjet mes të rinjve dhe Kosovës, duke promovuar një ndjenjë të thellë të përkatësisë dhe krenarisë për identitetin e tyre kombëtar. Pjesëmarrësit e do të ndihen më të lidhur me Kosovën dhe më krenarë për identitetin e tyre kombëtar. Ata do të kenë mundësinë të socializohen dhe të ndajnë përvojat e tyre me të rinjtë e tjerë nga diaspora dhe Kosova. Në fund të programit, të gjithë pjesëmarrësit do të kontribuojnë në botimin e një libri që trajton identitetin kombëtar, gjuhësor dhe kulturor të Kosovës, Ky libër do të jetë produkt i përvojave të tyre duke theksuar rëndësinë e kulturës dhe identitetit në formimin e një komuniteti të fortë dhe të lidhur.
Këtë vit, ETEA dhe SHFK planifikojnë dy shkolla verore, të cilat do të zgjasin secila nga pesë ditë. Shkolla e parë është për grupmoshën 10-15 vjeç dhe zhvillohet në ambientet e ‘Qendra LIBART’. Shkolla e dytë verore për grupmoshën 16-20 zhvillohet në Prevallë, ku përfituesit e programit do të kenë gjithçka të siguruar (akomodim, fjetje, ushqim, transport). Edhe kjo shkollë zgjat pesë ditë”, ka bërë të ditur kordinatorja e këtij projekti nga Organizata ETEA, Bleona Kurteshi. Ndër të tjera, Kurteshi tregon se ky program është i dizajnuar për të siguruar një përvojë të pasur dhe të ndërlidhur me rrënjët kulturore. Ajo shprehet se: “Programi i shkollës verore “Abëcë” është krijuar për të plotësuar nevojat specifike të fëmijëve dhe të rinjve nga diaspora, duke ofruar një qasje unike përmes kërkimit filozofik dhe letrar. Pjesëmarrësit do të angazhohen në aktivitete të ndryshme të shkrimit, leximit, diskutimit dhe reflektimit në gjuhën shqipe, duke zhvilluar aftësitë e tyre të shkrim-leximit dhe komunikimit”.
Përmes aktiviteteve të ndryshme dhe diskutimeve grupore, pjesëmarrësit do të krijojnë lidhje të reja dhe do të ndjehen më të përfshirë në komunitetin e tyre kulturor. Një program i tillë kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, duke i angazhuar fëmijët në diskutime rreth traditave, gjuhës, artit dhe historisë.
Një komponent i rëndësishëm i Shkollës Verore “Abëcë” është zhvillimi i aftësive gjuhësore të pjesëmarrësve. Aktivitetet e shumta të leximit dhe shkrimit në gjuhën shqipe do të ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë të përmirësojnë dhe të ruajnë aftësitë e tyre gjuhësore. Përmes punëtorive të shkrimit kreativ dhe leksioneve të bazuara në letërsinë shqipe, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shprehin veten e tyre dhe të zhvillojnë një lidhje më të thellë me gjuhën dhe kulturën e tyre amtare. Aktivitetet do të ndihmojnë gjithashtu në forcimin e vetëbesimit dhe aftësive të komunikimit në gjuhën shqipe, duke i përgatitur ata për t’u angazhuar më thellë në komunitetet e tyre.
Në kuadër të Shkollës Verore “Abëcë” do të organizohen gjithashtu aktivitete argëtuese që do të ndihmojnë pjesëmarrësit të ndërtojnë miqësi dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale. Lojërat tradicionale shqiptare do të jenë një pjesë e programit, duke ofruar një mënyrë argëtuese dhe edukative për fëmijët dhe të rinjtë që të përjetojnë kulturën dhe traditat shqiptare. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë miqësi të qëndrueshme dhe të ndiejnë një ndjenjë të thellë të përkatësisë në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre. Me përfshirjen e fëmijëve në proceset e krijimit dhe diskutimit, Shkolla Verore “Abëcë” do të kontribuojë në zhvillimin e aftësive të tyre kritike dhe krijuese, duke i përgatitur ata për t’u bërë ambasadorë të kulturës dhe trashëgimisë së Kosovës në komunitetet e tyre në mbarë botën”, shton tutje Kurteshi.
Në fund të programit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata, të cilat do t’u ndahen gjatë ceremonisë përmbyllëse të programit. Po ashtu, pas përfundimit të programit, planifikohet të organizohet edhe ngjarja e promovimi të librit në muajin dhjetor, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat e tyre dhe të kontribuojnë në diskutimet mbi përmbajtjen e librit. Ky aktivitet do të shërbejë si mundësi për të thelluar më tej lidhjet dhe për të promovuar arritjet e përbashkëta të programit.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025