Kosova
Gjilani shënon “Ditët e Mërgatës”, me ekspozita dhe takime të artistëve nga diaspora
Aktivitetet kanë filluar në Galerinë e Arteve të qytetit, me ekspozitën “Ekzistenca” dhe vazhdojnë me takimin e krijuesve nga diaspora, në Vali Ranch
Ditë më parë, gjegjësisht më 25 korrik kanë nisur në Gjilan aktivitetet “Ditët e Mërgatës 2024”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit.
Aktivitetet kanë filluar në Galerinë e Arteve të qytetit të Gjilanit me ekspozitën e arteve pamore “Ekzistenca”, edicioni ll, ku me punimet e tyre janë prezantuar artistët nga mërgata dhe nga trojet shqiptare, shkruan 2lonline.com.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka bërë hapjen e aktivitetit “Ditët e Mërgatës”, gjegjësisht ekspozitën kolektive të arteve pamore.
Me këtë rast ajo ka thënë se artistët nëpërmjet artit po sjellin e po paraqesin nga një pjesë të traditës dhe të kulturës sonë. Ajo ka falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e dhënë në kohë të ndryshme për vendlindjen.
“Duke kontribuar në vendlindje, do t’i motivoni edhe gjeneratat e reja që të vazhdojmë urat lidhëse me vendlindjen e të parëve të tyre”, ka thënë tutje Morina-Bunjaku.
Magbule Xhemaili, kuratore e ekspozitës, në fjalën e saj, veç tjerash, ështe shprehur se “po e përmbyllin një angazhim të përbashkët për këtë ekspozitë me 19 artistë nga diaspora e trojet shqiptare. Qëllimi i kësaj ekspozite është themelimi i një ure lidhëse bashkëpunimi mes artistëve nga të gjitha hapësirat kombëtare”, ka thënë ajo, mes tjerash.
Sipas drejtorit pë Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri, qëllimi i kësaj ekspozite është që veprat e bashkatdhetarëve t’i shijojmë edhe në Kosovë. Ai ka shtuar se kjo ekspozitë është futur në programin e galerisë që do të organizohet çdo vit.
Artisti nga komuna e Gjilanit, Zeqirja Rexhepi, i cili prej vitesh jeton dhe krijon në Kanada, në fjalën e tij ka thënë se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për krijuesit jashtë vendlindjes. Ai është shprehur se ndihet i emocionuar që pas 25 vjetësh përsëri është pjesëmarrës në ekspozitën në vendlindje.
Disa ditë pas këtij aktiviteti, pikërisht sot, më 30 korrik, në Vali Ranch të Gjilanit, me organizim të platformës mediale albinfo.ch do të ketë edhe një aktivitet kulturor e argëtues kushtuar mërgatës. Në kuadër të tij bën pjesë edhe një takim i krijuesve të arteve pamore nga diaspora, me prejardhje nga reegjioni i Anamoravës dhe më gjerë. Në këtë takim do të ekspozohen edhe vepra arti.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?