Kosova

Mërgimtarët vazhdojnë të presin nëpër pika kufitare për të hyrë në Kosovë

Edhe këtë të hënë pritjet janë evidente në pikat kufitare për të hyrë në Kosovës.

Mërgimtarët që hyjnë në vendlindje përmes pikës kufitare në Mërdar presin deri në 20 minuta. Te Dheu i Bardhë deri në 25 minuta dhe në Jarinje 15 minuta.

Këtë mëngjes, sipas Qendres për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Vërmicë, në kufi me Shqipërinë. Pritjet arrijnë deri në 15 minuta.