Kosova

Donjeta Sadiku: Unë kam ardhur këtu vetëm për medalje

Pas fitores kundër tajlandezes Thananya Somnuek, boksierja Donjeta Sadiku në një intervistë për RTK-në ka folur për meçin, por edhe synimin e saj për të fituar medalje në Olimpiadë.

“Unë kam ardhur këtu vetëm për medalje”, ka theksuar Donjeta.

“Ka qenë një kundërshtare shumë e vështirë. Jam ndeshur edhe më herët me të, por së bashku me trajneren e kemi analizuar dhe ashtu siç e kemi analizuar dhe kemi punuar, ashtu na rezultoi me sukses”, ka thënë Donjeta.

Ajo tutje përsëriti vendosmërinë e saj për sukses në këtë Olimpiadë, pasi tre vjet më parë në Tokio ishte eliminuar në meçin e parë.

“Siç e thashë, kam ardhur me synim shumë të qartë këtu. Normalisht se meçi i parë ka qenë më i komplikuar, mirëpo shpresoj se edhe meçet e tjera t’i kaloj sikur ky”, shtoi ajo.