Lajme

176 km në orë në rrugën ku lejohen 80, i merret patenta dhe makina

Shoferi 29-vjeçar ka pranuar shkeljen dhe ka thënë se ka qenë duke vozitur në gjendje të dehur

Në Corpataux, Kantoni i Fribourgut, një 29-vjeçar po ngiste makinën jashtë qytetit me 176 km/h natën në mes të të premtes dhe të shtunës. Atij ju desh të dorëzonte patentën e shoferit dhe policia ia konfiskoi po ashtu makinën, transmeton albinfo.ch.

Shoferi u kap nga policia Kantonale e Freiburgut në orën 2:30 të mëngjesit në rrugën kantonale nga Posieux në Rossens, siç njofton policia të shtunën. Në atë orë policia po kryente kontrolle shpejtësie në rrugën e përmendur. Kufiri i shpejtësisë në seksionin e rrugës në fjalë është 80 kilometra në orë, shkruan sda.ch.

Më pas policia ka marrë në pyetje 29-vjeçarin në prani të një avokati nën dyshimin për veprën penale të tejkalimit të madh të shpejtësisë së lejuar, thuhet në komunikatë. Ai ka pranuar shkeljen dhe ka thënë se ka vozitur në gjendje të dehur.