Kosova
Gazetari i DW: Lajm i keq për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani
Gazetari i DW, Bahri Cani, ka thënë se Agjencia për Punë ka dalë me një njoftim, i cili sipas tij është lajm i keq për kosovarët.
Cani ka shkruar as Agjencia për Punë ka njoftuar se janë plotësuar të gjitha vendet për të quajturin “Vorabzustimmung” – “parapëlqim” dhe si rezultat për këtë vit asnjë kosovar nuk mund të kërkojë të pajiset me një të tillë, përcjell albinfo.ch.
“Nga Agjencia për Punë më njoftojnë sot se është plotësuar i gjithë kontigjenti i vendeve për parapëlqim (Vorabzustimmung) për shtetasit e Kosovës për vitin 2024. Kjo do të thotë se asnjë shtetas i Kosovës më nuk mund të kërkojë këtë farë parapëlqimi, që është i domosdoshëm për marrjen e një termini në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Për marrjen e një termini për punëtorët pa kualifikime, sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, kërkohet një kontratë pune dhe një “Vorabzustimmung”, të cilin e kërkon kompania që ju ka dhënë kontratë pune. Por për shtetasit e Kosovës ka pasur brenda më pak se dy muajve aq shumë kërkesa sa që është plotësuar kontigjenti për vitin 2024. Sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor në vit jepen 50.000 termine për leje pune për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën jepen për një muaj pak më pak se 1000 termine. Sa u përket vendeve të tjera, për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën është plotësuar kontigjeni për muajin korrik. Ndërsa në gusht mund të kërkojnë prapë termin… Në kërkesat për shtetasit e Kosovës ka pasur edhe abuzime… por të gjitha detajet i keni në një video që mund ta gjeni në këtë kanal pak më poshtë…”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë