Kosova

Për dy javë në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 10 korrik deri më 23 korrik në Kosovë janë regjistruar 19 raste pozitive me COVID-19, por nuk ka raportuar për ndonjë rast me falitet. 

Nga IKSHPK-ja është thënë se numri më i madh i rasteve është regjistruar te grupmosha 30-39 vjeç, katër raste. Porse ka raportuar se ka raste pozitive edhe te fëmijët. 

“Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore.  Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen. Në Kosovë, në periudhën dy javore 10 – 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur”, ka njoftuar IKSHPK-ja.