Kosova
Kurti takon liderët evropiane në Paris
Së fundmi, kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Pallatin Elysee, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kësaj pritje, Kurti ka thënë se ka pasur shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe parterë të rëndësishëm të botës demokratike.
Në fotografitë që ka publikuar, ai shihet se është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e liderë të tjerë.
“Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, e Presidenti Francez, Macron na bëri dje bashkë në Pallatin Élysée. Shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe partnerë të rëndësishëm të botës demokratike”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Kurti po qëndron në Paris në mbështetje të ekipit të Kosovës që po merr pjesë në Lojërat Olimpike, ceremonia hapëse e të cilave është mbajtur dje. Atje ndodhet edhe Presidentja Vjosa Osmani.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër