Kosova

Sportistët e Kosovës parakalojnë mbi lumin Sena në Paris

Sportistët e Kosovës kanë valvitur flamurin e vendit gjatë parakalimit mbi lumin Sena në Paris, në hapjen e madhe të Lojërave Olimpike.

Flamurin e Kosovës e mbajtën xhudistët Akil dhe Nora Gjakova. Kosova është e 99-ta në radhë për të defiluar. Në ceremoni është e pranishme edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.

Nga data 26 korrik deri më 11 gusht do të zhvillohen 329 aktivitete në 32 sporte në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, por edhe në 16 qytete të tjera të Francës dhe në Tahitin e largët, ku do të marrin pjesë 10.714 sportistë, mes tyre nëntë nga Kosova.