Lajme
Vandalizohen hekurudhat franceze para hapjes së Lojërave Olimpike – rrjeti i trenave del jashtë sistemit
Mësohet se disa persona kanë vandalizuar hekurudhat e Francës dhe rrjetin e trenave të shpejtësisë së lartë, në një seri veprimesh të koordinuara që kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut në disa nga linjat më të ngarkuara të trenave të vendit, përcjell albinfo.ch.
Operatori shtetëror hekurudhor tha se vandalët synonin instalimet përgjatë linjave që lidhin Parisin me qytete të tilla, si Lille, Bordeaux dhe Strasburg, raporton Reuters.
Ata u kërkuan të gjithë pasagjerëve që të shtyjnë udhëtimet e tyre, shkruan skynews.
Riparimet janë duke u zhvilluar dhe trafiku hekurudhor do të jetë i ndërprerë të paktën deri në fund të fundjavës.
“SNCF ka qenë viktimë e disa akteve vandalizmi në linjat e shpejtësisë së lartë në Atlantik, Veri dhe Lindje. Zjarret janë vënë qëllimisht për të dëmtuar instalimet tona”, deklaruan nga hekurudhat franceze.
Gjithçka ndodh pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, ku masat e sigurisë janë në një nivel të paprecedentë, ku dhjetëra-mijëra policë dhe ushtarë sigurojnë ngjarjen.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë