Lajme
Scholz paralajmëron masa më të ashpra kundër punës “në të zezë”
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, paralajmëroi se do të merren masa më të ashpra kundër atyre që bëjnë punë ilegale (në të zezë) në Gjermani.
“Me kontrollin financiar të punës ilegale, do të përdoren mundësi të reja për të mbrojtur veçanërisht ata persona “që punojnë në të zezë dhe në të njëjtën kohë marrin ndihma nga shteti“, tha Scholz.
Në konferencën e djeshme shtypi, para pauzës verore, kancelari gjerman theksoi gjithashtu se një nga detyrat kryesore të qeverisë është të ashpërsojë rregullat e migracionit të paligjshëm, ndërsa mungesa e punëtorëve të kualifikuar duhet të zgjidhet duke tërhequr talente nga jashtë.
Emigracioni po stabilizon Gjermaninë, tha Scholz, por “ata që nuk mund të qëndrojnë këtu, duhet të largohen”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, shprehu gatishmërinë e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
“Ne të gjithë jemi të vendosur të shkojmë së bashku në fushatën e ardhshme zgjedhore federale dhe të fitojmë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun