Lajme
Kush po udhëheq në SHBA, Trump apo Harris?
Zgjedhjet e ardhshme amerikane mund të jenë ndër më të paparashikueshmet ndër breza.
Sondazhi i fundit i New York Times/Siena College tregon se, mes votuesve të mundshëm, Donald Trump kryeson kundrejt Kamala Harrisit me 48-47 për qind.
Ky është një përmirësim i dukshëm për demokratët në krahasim me sondazhin e Times/Siena në fillim të korrikut, ku Joe Biden ishte gjashtë për qind pas kandidatit republikan, transmeton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Kjo erdhi si pasojë e performancës së dobët në debatin e parë për president të SHBA-së.
Trump kryeson 48-46 për qind kundrejt Harrisit mes votuesve të regjistruar. Ai kishte udhëhequr mes votuesve të regjistruar me nëntë për qind kundrejt Bidenit në sondazhin pas debatit.
Pak para debatit të qershorit, vetëm 48 për qind e votuesve thanë se po i kushtonin vëmendje fushatave. Kjo shifër tani është 64 për qind.
Sondazhi u realizua me 1142 votues të regjistruar dhe pas vendimit për tërheqje të Joe Bidenit. Marzha e gabimit është 3.3 për qind./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun