Kosova

Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi

Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikëkalimet kufitare, sidomos në ato ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Në hyrje nga Serbia në Kosovë pritjet janë mbi dy orë, ndërsa në dalje nga Kosova deri në 1 orë, përcjell Albinfo.ch.

Në Merdar pritjet për hyrje në Kosovë janë deri në një orë e gjysmë, ndërsa në dalje deri në 10 minuta.

Kurse në Muçibabë pritjet në dalje janë deri në 2 orë, kurse në hyrje 30 minuta.

Pikat e tjera kufitare janë më të relaksuara nga fluksi, ku pritje ka vetëm nga 5-10 minuta./Albinfo.ch